Mos bleni një makinë të re nëse nuk ka këto 4 sisteme të sigurisë

0
401

Në ditët e sotit, makinat e reja vijnë me mjaft sisteme dhe tipare ndihmëse për shoferët.

Disa nga këto tipare të teknologjisë janë me të vërtetë të dobishme, disa janë më mashtruese. Por, ka disa sisteme të sigurisë në makinat e reja që në thelb ju japin një sy të tretë.

Më poshtë mund të shikoni një vështrim në katër teknologjitë e shmangies së aksidenteve të cilat janë më të dobishme, e që ju duhet patjetër t’i kontrolloni kur bleni një makinë të re.

Detektimi i “këndit të vdekur”

Tipari i detektimit të “këndit të vdekur” në thelb është një sinjal në pasqyrën anësore që fillon të pulsoj kurdo që një automjetet tjetër është në “këndin e vdekur” .

 

Poashtu, ky sistem mund të lëshoj një sinjal audio për të siguruar që ju nuk duhet ende të ndryshoni korsinë.

Për më tepër, ajo gjithashtu do të zbuloj nëse një këmbësor ose çiklist është jashtë fushës tuaj të vizionit.

Sistemi ndihmës i korsive

Kur është i aktivizuar, sistemi ndihmës i korsive ju ndihmon që të mos delni në korsi të dikujt tjetër.

Një sistem që ka bazë kamerat, detekton shenjat dhe sinjalet e rrugëve të korsive, duke ju mbajtur juve në korsinë e duhur. Nëse sistemi vëren se po ecën shumë afër majtas apo djathtas, atëherë do të ju drejtojë butësisht në pozicionin e duhur.

Kamera e pasme

Ky është një tipar i thjeshtë tanimë që vjen në shumicën e makinave të reja, por sidoqoftë, jo çdokush është i pajisur me makinë të re.

 

 

Cdoherë kur dëshironi për tu kthyer, ekrani automatikisht ju tregon se çfarë ka mbrapa jush. Është tepër e dobishme kur jeni në hapësira të ngushta dhe ndihmon që të mos godasësh diçka ose dikë pas teje.

Ky tipar pritet të bëhet obligativ për çdo kompani që prodhon makina nga muaji maj 2018.

Ekrani kryesor ndihmës

Një nga gjërat më të këqija në lidhje me sistemet e nagivimit të makinave është që ju duhet të shikoni vazhdimisht larg, në një smartphone ose në një ekran anash për të parë hartën.

Kjo nuk është vetëm e bezdisshme, është e rrezikshme.

 

Ekranë kryesorë ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur informacionin bazë të navigacionit drejtë para jush në xham, kështu që nuk keni nevojë të heqni sytë nga rruga.

Shembull të këtij tipari mund të marim një Audi Q7 të vitit 2017. Në këtë makinë, ekrani është me ngjyra të ndryshme dhe tregon kthesat e ardhshme, por edhe kufirin e shpejtësisë dhe sa shpejt po lëvizni.