Gjeni dikë ku mund të mbështeteni…
Personi ku mund të mbështetni në momente të vështira ka një vlerë të madhe në jetën tonë. Ai mund të jetë një mik i cili ju respekton, një mik i cili nuk është aty për ndonjë interes, pro për arsye pse na donë dhe na nderon.
Gjeni ndonjë vend ku mund të shkoni…
Kur t’ju vijnë momentet e vështira në përditshmërinë tuaj, është e rëndësishme të keni ndonjë vend ku mund të strehoheni nga stuhitë e jetës. Ai vend nuk ka nevojë të jetë larg vendbanimit tuaj por një vend i vogël ku ju mund të ndjeheni të qetë.
Merruni me diçka…
Kur sprovat e jetës t’u shtrëngojnë zgjidhni ndonjë aktivitet i cili u qetëson dhe merruni me të. Mos u bëni pasiv sepse kjo mund t’ju kushtoj edhe më shumë. Gjeni ndonjë hobi që ju kënaq dhe do të shihni se si do të liroheni nga brengat e jetës.
Keni ëndrra dhe qëllime
Kur t’ju vijnë momentet e vështira mos mendoni se do të zgjasin përgjithmonë. Gjeni një qëllim në të ardhmen tuaj dhe jetoni për të. Le të jetë ajo një ëndërr e cila do t’ju inspiroj dhe do t’ju jap forcë të mbijetoni gjatë stuhive të jetës.
Gjeni përgjigje që do t’ju qetësojnë
Këto përgjigje mund t’i gjeni në tregime dhe citate inspirative, mund t’i gjeni tek dëshmitë e njerëzve që kanë kaluar rrugën që ju duhet ta kaloni. Lexoni, shikoni, dëgjoni dhe studioni jetët e njerëzve të cilët nuk kanë dështuar përballë problemeve por kanë dalë më të fortë prej tyre.
Burimi: savjetnikuspjeha.com
Përshtati: A. D. Islampress