Marrëzia e fundit e Trump: myslimanët vranë Jezusin

0
682

Marrëzitë e Donald Trump-it me sa duket nuk kanë fund. Sipas tij, Pashkët janë rast i mirë për të kujtuar se myslimanët e vranë Jezusin.

“Njerëzit më pyesin pse nuk i dua myslimanët, dhe u them: është sepse ata gozhduan Jezusin ne kryq…” Mendoj se në faqen 545 të Biblës përmendet një i bardhë dhe i zi; Muhamed Pilate dhe ndihmësi  i tij që vranë Jezusin.”

“Nuk i kam dëgjuar kandidatët e tjerë t’ua kujtojnë amerikanëve se myslimanët e vranë Jezusin. Mos është kjo diçka tjetër të cilën Hillary Clinton e ka harruar me dashje? Tez Cruz-i thotë se është njeri i Biblës, por nuk mbaj mend ta ketë përmendur ndonjëherë këtë – a e ka lexuar ai faqen 545?”

“Arsyeja pse askush nuk flet për myslimanët që e kanë vrarë Jezusin është thjeshtë të qenit politikisht korrekt. Asnjëherë nuk do ta vras mendjen për të qenë politik, apo korrekt. Thjeshtë them atë që mendoj,” tha Trump.

Më herët, kandidati republikan pati bërë thirrje për ndalimin total të myslimanëve që të hyjnë në Amerikë. Gjithashtu, në një rast tjetër, në programin Meet the Press ai deklaroi se “Islami na urren ne”.

Çuditërisht, deklarata të tilla, ndonëse kanë qenë kontroverse dhe kanë ngjalluar debat, ato duket se vetëm ia kanë rritur popullaritetin më shumë, transmeton portali Tesheshi.com