Thënie të çmuara të thirrësve Islam

Hasan El-Bena

” Divergjencat tona me njerëzit janë divergjenca ideologjike dhe assesi nuk jane personale andaj në momentin që, edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj, e pranojnë ideologjinë tonë ne duhet të jemi të gatshëm që të harrojmë të kaluarën, të ia dhurojmë flamurin e pajtueshmërisë me zemërgjerësi dhe kënaqësi të plotë”.

Selman Ibn Fehd El-Audeh

“Të jemi komunitet(Ummet) mesatarë dhe dëshmues ndaj njerëzve do të thotë të kemi identitet të qartë islam, të krenohemi me të dhe assesi të mos kemi hamendje apo të turpërohemi nga ky identitet”.

“Madhështia jote është e madhe për aq sa ndjen dhimbje ndaj të tjerëve”.

Muhamed El-Gazaliu

“Pëlhura prej të cilës do të prehet qefini yt mund të ketë arritur tanimë në treg ndërsa ti ende nuk je në dijeni për këtë”.

Muhamed El-Arifi

“Të shumtë janë ata që e besojnë vdekjen por të pakët janë ata që përgatiten për të”.

Sejid Kutub

“Sa shumë Ebu Xhehla ka në historinë e thirrjes për në rrugën e Allahut xh.sh. Degjonë dhe kundërshtonë, përdorë metoda nga më të ndryshmet për të penguar thirrje për tek Allahu xh.sh, për të torturuar dhe munduar thirrësit në këtë rrugë, për të ngritur kurthe të liga duke marrë mbi supe, me krenari, barrën e së keqës dhe së ligës, barrën e shkatërrimit të mëkëmbësisë në tokë, barrën e pengimit të thirrjes dhe të kurtheve që ka ngritur kundër fesë dhe besimit Islam”.

Ahmed Neoufel

“Agjërimi është adhurim me të cilin nuk është adhuruar askush përveç Allahut xh.sh sepse njerëzit u janë përkulur njerëzve, njerëz kanë rënë në sexhde për njerëz, kanë therë njerëz kurban për njerëz por asnjëherë askush nuk ka agjëruar për dikënd tjetër përveç Allahut xh.sh”.

Aid El-Karni

“Më ka mësuar jeta se në këtë botë nuk kam askend përveç Allahut xh.sh, nëse unë rrëzohem Ai është që më ngritë, e nëse unë sëmurem është Ai që më shëron, e po që se varfërohem është po Ai që më pasuron, e edhe po që se gabojë është pikërishtë Allahu Ai që më falë”.

“Në xhamitë tona po e falim namazin e drekës dhe të ikindis me vetëm dy safa edhe pse janë namaze obligative ndërsa po e falim namazin e natës me nga dhjetë safa edhe përkundër asaj se është namaz fakultativë (vullnetarë). Çfarë të kuptuari të fesë është kjo që po i bëjnë disa?”.

Halid El-Beker

“Në barqet e nënave qëndruam 9 muaj pastaj dolëm pa gjynahe. Muaji i Ramazanit është muaji i nëntë, a thua vallë do dalim prej tij pa gjynahe?!”.

Mustafa Mahmud

“Nëse dëshironi të gjykoni bukurinë e femrës atëherë mos e shikoni atë me syrin tuaj por me mendjen tuaj në mënyrë që të shihni se çka fshihet prapa dekorit (mikiazhit)”.

Abd El-Aziz Et-Turejfi

“Habitem me disa udhëheqës se si u ofrojnë njerëzve liri të plotë në përzgjedhjen e Zotit dhe besimit të tyre përderisa i privojnë ata nga përzgjedhja e ndonjë udhëheqësi përveç tij. Ata ua lejojnë përzgjedhjen e adhuruesit përveç Allahut xh.sh dhe ua ndalojnë përzgjedhjen e udhëheqësitë përveç tij”.

Abullah Azami

“Luftëtari në rrugën e Allahut xh.sh që nuk ka dije rreth fesë është kusar”.

Përgatiti: Artan Musliu

(Islampress)

Artikulli paraprakMos i gëlltitini problemet – lirohuni prej tyre në këtë mënyrë
Artikulli vijuesLufta me mërzinë