Mos paragjyko: Çdokush ka një histori të jetës

Një djalë 24 vjeçar shikonte jashtë nga dritarja e trenit dhe i emocionuar bërtiste…

“Baba, shiko drunjtë vijnë pas nesh!”

Babai buzëqeshi, ndërsa një çift i ri që ishte ulur afër shikonte me keqardhje sjelljen fëmijërore të 24 vjeçarit. Djaloshi përsëri tha: Baba, shiko mjegullat si vrapojnë pas nesh!”

Çifti ri nuk mundi të rezistoj dhe i tha babait të tij: “Pse nuk e çoni djalin tuaj tek ndonjë mjek i mirë?”

Babai buzëqeshi dhe tha: Sapo vijmë nga mjeku. Në fakt tani kthehemi nga spitali. Djali im ka qenë i verbër që nga lindja, sot për herë të parë shikon me sytë e tij.
__________________

Çdo person në botë ka historinë e tij. Mos i gjykoni njerëzit para se t’i njihni siç duhet. E vërteta mund t’u befasoj.

Burimi: Akos.ba

Përktheu: Islampress

Artikulli paraprakE reja muslimane sfidon protestën e ekstremistëve të djathtë
Artikulli vijuesPiktura e artistes amerikane u shit për 12.9 milionë dollarë