Dezerton nga regjimi sirian një gjeneral ushtarak

Një gjeneral i ushtrisë siriane ka dezertuar në radhët e opozitës, duke thënë se morali në ushtri ka humbur.

Gjenerali, i identifikuar nga aktivistët opozitarë si Mohammed Ezz al-Din Khalouf, ka bërë publik dezertimin në një video që ka shfaqur Televizioni al-Arabiya.

Ai raportohet të ketë arritur në Jordaninë fqinje, ndërkohë që Qeveria e Sirisë nuk e ka komentuar rastin.

Të shtunën, organizata Human Rights Watch ka akuzuar regjimin sirian se po përdor gjithnjë e më shumë “bomba masive” kundër civilëve.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në dy vjet trazira. BS/kohaislame

Artikulli paraprakOpozita Siriane emëron 10 kandidatë për kryeministër
Artikulli vijuesMoshe Jalon emërohet ministër i Mbrojtjes të Izraelit