MOSKA: NATO TË MOS KËRKOJË PRETEKSTE PËR NJË NDËRHYRJE USHTARAKE

Rusia paralajmëron NATO-n dhe vendet e Lindjes së Mesme që të mos kërkonin pretekste për një ndërhyrje ushtarake në Siri, u shpreh sot zëvendësministri i Jashtëm rus, Ghennadi Gatilov, i cituar nga agjencia vendase e lajmeve Interfax.

”Gjatë takimeve tona me partnerët e NATO-s dhe të rajonit, përfshi edhe disa prej selive ndërkombëtare, kemi bërë thirrje që të mos kërkohen pretekste për një skenar përballjeje ushtarake apo për iniciativa si korridoret humanitare apo zonat tampon”, u shpreh Gatilov.

Zëvendësministri rus u bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje Turqisë dhe Sirisë lidhur me tensionet ekzistente përgjatë kufirit mes tyre. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakKa përfunduar konferenca e bashkësive islame shqiptare
Artikulli vijues“Vatileaks”, i akuzuari: Po më torturojnë!