“Vatileaks”, i akuzuari: Po më torturojnë!

Ish-maxhordomi i Papës, Paolo Gabrielle që akuzohet për vjedhjen e dokumentave sekrete të Selisë së Shenjtë, tha se ishte keqtrajtuar në burgjet e Vatikanit.

Të martën u mbajt seanca e dytë gjyqësore e procesit të ashtuquajtur “Vatileaks”. I akuzuari kryesor, Paolo Gabrielle deklaroi se ishte keqtrajtuar nga xhandarmëria e Vatikanit gjatë qendrimit në qelitë e Selisë së Shenjtë.

Vetë Vatikani reagoi nëpërmjet një komunikate duke deklaruar se do të nisë një hetim për të verifikuar nëse pretendimet e Gabriele-s qendrojnë apo jo.

Seanca gjyqësore ndaj Paolo Gabrielle-s zhvillohet me dyer të mbylluara dhe me praninë e vetëm 4 gazetarëve të përzgjedhur më parë nga gjykata e papatit.

Skandali i Vatileaks ka të bëjë me rrjedhjen e një sërë dokumentesh sekrete të Selisë së Shenjtë, e më pas publikimin e tyre në media. Këto dokumente flasin për korrupsionin dhe pastrimin e parave në të cilën ishin të përfshirë disa zyrtarë të lartë të Vatikanit. Vetë Gabrielle mohoi akuzën e vjedhjes së dokumentave konfidenciale, por pranon se ka abuzuar me besimin e Papës./tch/kohaislame

Artikulli paraprakMOSKA: NATO TË MOS KËRKOJË PRETEKSTE PËR NJË NDËRHYRJE USHTARAKE
Artikulli vijuesMandarina