Moska u barazua me Chicago-n për nga numri i milionerëve

Hulumtuesit e kompanisë së konsultimeve WealthInsight përqendruan vëmendjen e tyre në segmentin e të pasurve, pasuria e të cilëve i kalon 30 milonë $.

Në Pekin jetojnë 1318 persona të tillë. Në Shanghai – 2028. Los Anxhelos, një nga qytetet e argëtimit shtrenjtë, nuk arrin të matet dot me asnjërin prej qyteteve të mëdha kineze, duke numëruar 950 super të pasur. 2929 persona me një kapital prej më shumë se 30 milionë $ jetojnë në Nju Jork.

Por vendet e BRICS-it janë duke i arritur në mënyrë aktive vendet e zhvilluara.

Sao Paulo në Brazil numëron 1310 persona super të pasur. Moska u barazua me Chicago-n për nga numri i multimilionerëve – 821, ndërsa Mumbai arriti Dallas-in (577 të pasur).

Gjithsej në vendet anëtare të BRICS-it në fund të vitit 2011rezultonin 1.9 milionë persona super të pasur.

Artikulli paraprakMe Turqinë po analizojmë mundësinë për hapa ligjore ndaj Izraelit
Artikulli vijuesDemaçi: Krejt po turren për pushtet