Monedhë e re më e sigurt se Euro

Banka Qendrore Evropiane zbuloi sot në Frankfurt bankënotën e re 10 euro. Ajo do të hyjë në qarkullim më 23 shtator të këtij viti dhe ka disa veti të reja sigurie, për të shmangur fallsifikimin.

Sipas Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, bankënota e re do të dallohet lehtësisht, ngaqë ajo është dizenjuar në mënyrë të ngjashme me një monedhë të mëpardhme 10 euroshe, por është e pajisur me veti të reja teknologjike, që e bëjnë atë më të sigurtë ndaj përpjekjeve për fallsifikim.
334 milionë njerëz nga 18 vende evropiane përdorin Euron si monedhë./bs/kohaislame

Artikulli paraprakDebatet për aferat e Hollande, javë vendimtare për Presidentin
Artikulli vijuesPersonat e fuqishëm nga Serbia, shkatërrojnë Brezovicën me ndërtime ilegale