Moti gjatë javës

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Artikulli paraprakPse qajmë kur qerojmë qepë?
Artikulli vijuesSa litra zë një Gallon