Shumë i kanë me pasion motoçikletat, mjetet me dy rrota që disa e përdorin për prakticitet, për të shmangur bllokimin në trafik, disa për të shijuar emocionet e adrenalinën që të dhuron drejtimi i tij.
Por që të gjithë detyrohen ta mbyllin në garazh kur koha jashtë premton shi, borë apo acar. Ky problem nuk ekziston më! Kompania “Motors LiT” ka prezantuar motoçikletën me kabinë, i pagëzuar me emrin C-1.
C-1 ka madhësinë e një motoçiklete normale, një mjet që të mundëson adrenalinën e drejtimit të motoçikletës dhe komoditetin e veturës, gjërësinë e nevojshme për të mos ngecur në trafik dhe dy vende, për drejtuesin e për një tjetër. E vecanta e mjetit “hibrid” është se drejtimi i tij është aq komod sa edhe drejtimi i një automjeti, me ndryshimin e vetëm; ekuilibri.
Përveç kabinës, C-1 ka disa avantazhe të tjera të rëndësishme ndaj “paraardhësve” të tij normalë: mund të qëndrojë në këmbë i ndaluar, pa qenë nevoja të mbështetet diku. Kjo bëhet falë projektimit të tij; sigurinë e një veture gjatë udhëtimit; një impiant stereo për të dëgjuar muzikë dhe ajrin e kondicionuar. / Kohaislame /
You Might also Like
Punëtorët e dyqanit Apple Store promovojnë produktet e Microsoft-it! (VIDEO)
Imagjinoni të pyesni një punonjës në dyqanin Apple Store për ndonjë këshillë, dhe të marrësh…
By
1 Min Read
Si të mbroni të dhënat në laptopin tuaj…
Laptopët janë praktik, mirëpo të dhënat brenda tyre janë të ekspozuara ndaj disa rreziqeve shtesë.…
By
4 Min Read
Teknologjia e re amerikane: Plumbi ndryshon drejtimin kur objektivi është në lëvizje (Video)
DARPA, agjencia amerikane që bën kërkime për armë, ka publikuar një incizim ku tregohet plumbi…
By
1 Min Read
Telefoni intelegjent me dizajnin më të mirë në botë
LG G Flex ishtë njëri nga telefonat e mençur që u shpërblye nga iF Design…
By
1 Min Read
Photoshop CS6 shkarkohet më shumë se 500 mijë herë
Siç duket, shumë njerëz janë të interesuar në versionin e ri beta të Photoshop CS6:…
By
2 Min Read
Pse njerëzit përpara nuk buzëqeshnin kur dilnin në foto?
Secili nga ne ka parë foto të vjetra, ku prindërit apo gjyshërit tonë nuk ishin…
By
1 Min Read
