SMSAlarm lokalizon telefonin tuaj të humbur Android

Një gjë shumë e mirë për smartfonët është që ata vështirë të humbin. Në fakt, janë shumë aplikacione që do të mund të ju ndihmonin që të lokalizoni telefonin tuaj nga Timbuktu deri te Tippecanoe County.

Sidoqoftë, nëse e keni lënë pa zë telefonin, pra në formën “muted”, atëherë gjetja e tij mund të jetë e vështirë, pasi ju duhet të dëgjoni vetëm vibrimin e tij në vendin ku ndodhet.

Nëse jeni një përdorues i Androidit, për ta lehtësuar gjetjen e tij, mund të keni mundësi që ta shkarkoni dhe ta instaloni aplikacionin pa pagesë për Android, SMSAlarm, që ofron opsionin për t’i dërguar telefonit tuaj një porosi të fshehtë për të nxjerrë një alarm të zëshëm.

Aplikacioni është mjaft i thjeshtë dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet se pse mund të pëlqehet nga të gjithë. Janë katër opsione në program: “Activation SMS” iu mundëson që të zgjidhni kodin e posaçëm që do të nis alarmin kur të dërgoni porosi tek telefoni i cili ju ka humbuar; “Vibrate” është një opsion por jo që përcakton nëse një telefon do të vibrojë apo jo e po ashtu edhe të cingërojë kur alarmi i SMS-së të nxitet; “Alarm duration” iu mundëson që të caktoni gjatësinë e alarmit, nga pesë sekonda deri në dy minuta dhe “Test” thjesht demonstron se si alarmi do të tingëllojë kur të aktivizohet.

Nuk ka rregullim të alarmit dhe është mjaft i zëshëm, por më mirë shumë i zëshëm se sa me zë të ulët. Do të ishte mirë që në versionet e ardhshme të aplikacionit të përfshihej mundësia për të ndërruar tingujt që dëgjohen nga telefoni.

Ky aplikacion i vogël dhe i thjeshtë përdor 53KB të hapësirës, funksionon në Android 1.6 e në versione më të reja të këtij sistemi, nuk kërkon leje jashtë SMS-ve dhe është tërësisht pa pagesë dhe nuk ka reklama në të. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakShkaqet e rritjes së adhurimit në zemrën e njeriut
Artikulli vijuesBukoshi i kthehet punës