MPB-ja merr vendim të hënën për kompaninë OESD

Në mesnatë i skadon afati kompanisë austriake OESD të angazhuar për prodhimin e pasaportave biometrike, për ti paraqitur propozimet e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Behar Haziraj, zëdhënës i MPB-së thotë se kjo kompani ka refuzuar pagesën e TVSH-së. Haziraj tha për transmetuesin publik se komisioni i ekspertëve të Ministrisë së Brendshme ka mbajtur dje një takim për të vlersuar rrethanat e afateve ligjore sa i përket kontesteve me kompaninë austriake OESD.

Komisioni i ka dhënë afatin e fundit sot deri në orën 24:00 që kompania austriake të përgjigjet ndaj kërkesave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

”Ka kohë ende sot 25 janar deri në oren 24:00 të kthejë përgjigje për kërkesat që i kemi kërkuar. Mirëpo, nesër dhe pasnesër është e shtune dhe e diele dhe janë zyrtarisht në pushim, atëherë, MPB-ja do të marr vendim ditën e hënë se si do të veprohet më tutje”, tha ai.

Kompania OESD është shpallur fituese e tenderit në muajin gusht të 2011-tës për prodhimin e pasaportave biometrike. Skandali me pasaporta në MBP ka filluar vitin e kaluar kur kompanisë austriake nuk i shkuan në llogari 1.4 milionë euro, për të cilat një nga nënkontraktueset e OESD-së, Natali Velija u arrestua në Prishtinë.

Velija pati deklaruar se këto para është dashur ti japë ryshfet zyrtarëve të kësaj ministrie. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar ditë më parë se ka marrë të gjitha udhëzimet ligjore edhe nga Komisioni rregullativ i Prokurimit Publik. Nga kjo rezulton se kompania OESD ëshët e obliguar që të paguaj taksat dhe TVSH-në.kohaislame

Artikulli paraprakMerkel: Aftësia konkurruese siguron mirëqënien
Artikulli vijuesKosova ka gjasa të mira të anëtarësohet në OKB