MPJ: Arabia Saudite të ndihmoj në lobimin për njohje të reja

Gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, më 7 dhe 8 të këtij muaji, zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, ka kërkuar nga zëvendësministri i jashtëm i këtij vendi, Khalid Al Jindan, që Riadi të ndihmoj në lobimin për njohje të reja për Kosovën, nga komuniteti i shteteve arabe dhe islamike.

Gashi, poashtu, ka kërkuar që të ketë investime nga Arabia Saudite në Kosovë, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.

Gjatë këtij turneu, zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, viziton edhe Egjiptin./rfe/kohaislame

Artikulli paraprakTërhiqet kandidati republikan nga gara presidenciale në SHBA
Artikulli vijuesDisidentët kinezë dënohen me 4 vjet e 8 muaj burgim