MPJ e Turqisë dënon rëndë sulmi ndaj xhamisë në pjesën greke të Qipros

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme shprehet keqardhja e madhe për zjarrëvënien ndaj xhamisë.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhej: “Shprehim një trishtim të madh për incidentin e zjarrëvënies ndaj xhamisë historike të “Denya” në pjesën greke të Qipros dhe dënojmë me forcë ngjarje në fjalë”.

Xhamia që prej vitit 2013 e deri më tani është hera e dytë që pëson një sulm të tillë.

Në deklaratë thuhej gjithashtu:

“Në një kohë kur procesi i çështjes së Qipros po shkon drejt një zgjidhjeje përfundimtare, nuk duhet të lejohen sulme të tilla që kanë një ndikim negativ në atmosferën pozitive të deritanishme”.

Artikulli paraprakXherdan Shaqiri me Nënën me shami (FOTO)
Artikulli vijuesErdogan: Turqia mbështetë marrëveshjen për ndërprerje të luftimeve në Siri