Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, i ka dërguar notë proteste Serbisë për shkak të arrestimit të qyetatarit Hilmi Kelmendit, i cili u arrestua të dielen.
Gjykata në Beograd i ka caktuar Kelmendit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këshilltari për media në MPJ Bashmir Xhemaj tha për Insajderin se ky institucion përmes konsullatës në Beograd është në kontakt me të, ndërkohë që ka njoftuar për zhvillimet edhe institucionet ndërkombëtare.
“Sot i kemi nisur një notë tjetër proteste Serbisë për arrestimin e fundit, si dhe i kemi njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe BE-në për këtë sjellje të papranueshme të Serbisë”.
“Sjellja e tyre rrezikon shumë të arriturat në dialogun për normalizimin e marrëdhenieve”, tha ndër të tjera Xhemaj. /Insajder