MSFK 2.5 milionë euro për blerjen e 27 Xhipave

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e cila është në pritje të shndërrimit në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) do të pajiset me 27 xhipa të rinj dhe dy Autoambulanca Taktike.

Ministria e Forcë së Sigurisë (MSFK) do të shpenzojë plotë 2 milionë e 498 mijë e 850 euro për furnizim me 27 automjete (xhipa) dhe 279 mijë e 560 euro tjera për furnizim me dy Autoambulanca Taktike.

Zyra e Prokurimit në MSFK këtë javë ka përzgjedhur edhe kompanitë për furnizim me këto automjete.

Ky tender është ndarë në dy lote, njëri për furnizim me xhipa dhe tjetri për furnizim me Autoambulanca.

Në njoftimin e dhënies se tenderit shihet se MSFK e ka shpërblyer me tender kompaninë”AGS” për furnizimin me 27 automjete (xhipa) në vlerë prej 2 milionë e 498 mijë e 850, raporton ORAinfo.

Ndërkaq, në loton e dytë të tenderit për furnizim me Autoambulancë është shpërblyer kompania e njëjtët, ajo “AGS” për furnizim me dy Automabmulanca në vlerë prej 279 mijë e 560 eurove.

Në përshkrimin e lëndës së kontratës për Furnizim me “Automjete (xhipa) 4×4 taktike” ,me pajisjet përcjellëse thuhet se “MFSK-se dëshiron te hy ne marrëdhënie kontraktuale me një OE i cili do te ketë kapacitet te nevojshëm për te bere furnizimin me 27 cope “Automjete (xhipa)4×4 taktik te terrenit” me pajisjet përcjellëse (Pajisje për vendosjen e armëve si dhe pajisjet për vendosjen e sistemit te komunikimit Radio HARRIS) si dhe mirëmbajtjen – servisimin e tyre përgjatë periudhës garantuese sipas kërkesës ne DT Aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm) te cilat do te përdoren për njësit e veçanta te Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK), për plotësimin e nevojave dhe standardeve qe kërkohen me qellim te përmbushjes se kapaciteteve operacionale me qellim te arritjes e objektivave ne përmbushjen e misionit te FSK-se sipas misionit qe kane këto njësi dhe vet FSK-ja” . /ORAinfo/

Artikulli paraprakProfesioni më i kërkuar në botë
Artikulli vijuesRashiq: Zakonisht i di gjitha proceset në Kosovë, por jo këtë me ekipin për Asociacionin