Muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur edhe për të gjithë emigrantët myslimanë që ndodhen në kampet shtetërore në afërsi të Athinës, ku besimtarët privojnë veten e tyre nga ushqimi dhe pija për 30 ditë resht, duke respektuar rregulloren e fesë islame. Por, për refugjatët e larguar nga lufta, konfliktet e armatosura dhe varfëria e vendeve të tyre, kushtet e vështira në të cilat jetojnë e bëjnë edhe më të vështirë agjërimin.
Abdul Baseer Nomand, konsulent bioteknik për zyrën gjermane për të huajt në Afganistan, i cili mbërriti në Greqi para mbylljes së kufijve në shkurt, tani jeton në një tendë me gruan dhe pesë fëmijë. Ai tha se ishte duke pritur për të parë se si autoritetet do tiu përgjigjen nevojave të tyre.
Nëse do të jetë shuëm vapë, do të jetë e vështirë për të gjthë pasi do kenë etje dhe në këto kushte nuk mund të pijnë uje apo lëngje deri në mbrëmbje kur vjen edhe ora e iftarit, shprehet ai.
E njëjta situatë paraqitet edhe në kampin turk në kufirin me Sirinë, ku qindra mijëra emigrantë ng Siria po agjerojnë ndryshe nga vitet e tjera. Ata shprehen se festimi dhe përjetimi në shtëpi i këtij muaji të shenjtë është tashmë thjesht një kujtim i largët.
Më shumë se 13.000 refugjatë janë strehuar në kampin Harran, siaps shifrave të fundit të publikuara nga Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive. Turqia, e cila pret popullsinë më të madhe në botë refugjatëve, ka shpenzuar deri tani pothuajse 10 miliardë dolarë për 2.7 milionë sirianë që kanë ikur nga vendi i tyre.
/Oranews.tv/