Në vitin 1964, legjenda e boksit që i tha të gjithëve se është “Më i Madhi”, ndërroi emrin në Muhamed Ali, duke e larguar emrin e tij të vjetër, Cassius Clay.
I pagëzuar Cassius Marcellus Clay Jr në nder të babait të tij, kampioni i madh i sportit të boksit i cili vdiq mëngjesin e të shtunës, largoi emrin me të cilin ishte pagëzuar nga prindërit pasi u konvertua në musliman.
Muhamed Ali mori pjesë rregullisht në konferenca të mëdha të silamit, teksa ai mori pjesë edhe në lëvijen muzlimane afro-amerikane, në tentim për të përmirësuar gjendjen e afro-amerikanëve në SHBA.
Malcom X ishte një figurë kyçe që ndikoi në Muhamed Aliun duke u bërë këshilluesi i tij ma i madh për islmain, teksa ai së pari u quajt Cassius X, para se të ndërronte komplet emrin në Muhamed Ali (I madhërishmi) në një deklaratë që u regjistrua nga Elijah Muhamed, prijësi i grupit të muslimanëve afro-amerikanë në vitin 1964.
Muhamed Ali i bëri famë vetes me emrin Clay, duke fituar disa luftëra me këtë emër, dhe pak gazetarë pranuan emrin e tij të ri menjëherë, shkruan Telegrafi.
Më vonë, Ali vet u deklarua: “Cassius Clay është emër skllavësh. Unë nuk e kam zgjedhur atë dhe nuk e dua atë. Unë jam Muhamed Ali, një emër i lirë, që do të thotë i dashur nga Zoti dhe unë insistoj që njerëzit ta përdorin këtë emër kur të flasin me mua”.
Në vitin 1975, Ali u konvertua në musliman sunit.
Zgjedhjet radikale të Muhamed Aliut dhe fjalimet e tij inspiruan shumë njerëz.
Kolumnisti i Neë York Times atë kohkë, William Rhoden shkroi: “Veprimet e Muhamed Aliut ndryshuan standardin se nga çka konstituon madhështia e një atleti. Posedimi i një gjuajtje të mirë nga largësia, apo bllokadat në basketboll nuk mjaftonin. Çka keni bërë ju për lirinë e njerëzve tuaj? Çfarë keni bërë për të ndihmuar vendin tuaj që të ketë një jetë normale?”.
Muhamed Ali u konfirmua se ka ndërruar jetë mëngjesin e të shtunës, në një komunikatë nga familja e tij, ku u falënderuan të gjithë për ngushëllimet duke kërkuar privatësi për ta pas humbjes tragjike. /Telegrafi/