Legjenda e boksit, Muhammad Ali ka kritikuar kandidatin republikan Donald Trump, pas propozimit të bërë nga ky i fundit për të ndaluar futjen e myslimanëve në SHBA.
Ali nuk ka preferuar të përmendë emrin e Trump, por është shprehur se myslimanët nuk janë vrasës, duke kritikuar edhe xhihadistët e ISIS. Ai e ka dënuar ashpër dhunën dhe sulmet e terroristëve të ISIS.
“Myslimanët e vërtetë e dinë se dhuna e pamëshirshme e xhihadistëve është në kundërshtim me vlerat dhe parimet e islamit”, ka thënë ai.
Tre herë kampioni i botës në peshat e rënda, Muhammad Ali është myslimani më i famshëm në botë, por edhe një ikonë e kulturës.
Deklarata e 73-vjeçarit iu drejtua kandidatit republikan për president, pas propozimit për të mbyllur kufijtë për myslimanët.
Trump është shprehur se kurrë nuk do ta lërë garën, pavarësisht kritikave.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se komentet e tij e “skualifikojnë” dhe i humbin shumë pikë Trump-it si kandidat.