Ish zëvendëskomandanti i NATO’s: Perëndimi dhe Rusia drejt luftës

Një pohim befasues se Perëndimi është në rrugë drejt luftës me Rusinë është bërë nga ish zëvendëskomandanti i NATO’s, dikur gjeneral britanik, Sir Alexander Richard Shirreff.
The Guardian shkruan së në një libër të publikuar të mërkurën, “Lufta me Rusinë 2017”, Shirreff argumenton se ngjarjet në Crimea e kanë shkatërruar marrëveshjen e pas luftës së ftohtë dhe e kanë përgatitur skenën për një konflikt, i cili fillon vitin e ardhshëm.

Në një skenar trishtues, ai parashikon se Rusia, në mënyrë që t’i ikë asaj për të cilën beson se është rrethim nga NATO, do të kapë territor në Ukrainën lindore, do të hapë një korridor tokësor për në Crimea dhe do t’i pushtojë shtetet baltike.

Shirreff, i cili ka qenë zëvendëskomandant Suprem i Forcave Aleate në Europë nga viti 2011 deri në vitin 2014, dhe para kësaj, ka shërbyer edhe në Irlandën Veriore, Irak dhe Ballkan, po e vë në rrezik reputacionin e tij duke bërë parashikime kaq guximtare. Por, ai pohon se rrëfimi i tij është ngushtë i modeluar me përvojën e tij në NATO’s në konfliktet e së ardhshmes në lojëra të luftës.

Skenari i tij është specifik, duke përmendur Letoninë si vendi i parë baltik i cili do të pushtohet, në maj të vitit të ardhshëm.

Ai, po ashtu, ka thënë se Putin mund t’i pushtojë shtetet baltike dhe pastaj të kërcënojë me sulm bërthamor nëse NATO kërcënon të ndërhyjë.

Artikulli paraprakAvdullah Hoti mban inat me Shpend Ahmetin, për autobusët ia lë meritat LDK’së
Artikulli vijuesNewsweek: Putini po bën komplot të fshehtë për ta rrëzuar Merkelin