Muja intervistohet nga Prokuroria e EULEX-it

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, të mërkurën është intervistuar nga prokurorët e misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, në lidhje me rastet e dyshuara për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Zyrtari më i lartë i pushtetit lokal në Prizren për më shumë se pesë orë ka qëndruar në hapësirat e Prokurorisë së Qarkut, ku edhe është intervistuar nga ekipet mobile të Prokurorisë së EULEX-it, njofton “Koha Ditore”.

Burime të besueshme të gazetës kanë bërë të ditur se “intervistimi i kryetarit të Komunës është bërë në lidhje me pretendimet për shpërdorim të detyrës, që tashmë janë bërë publike për opinionin”.kohaislame

Artikulli paraprakDurrës, vetëdorëzohet vrasësi
Artikulli vijuesEkonomia si një zgjidhje për të ulur tensionet në Kosovën e veriut