Ndërron jetë akademik Idriz Ajeti

Ka vdekur më 13 shkurt 2019 në Prishtinë, në moshën 102 vjeçare, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti.

Shuarjen e Ajetit, kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si humbjen e një nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re.

“Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin. Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës. Kontributi i tij në vitet ’90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës. Kalimi i tij në amshim është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare. Ngushëllime të thella familjes Ajeti, komunitetit akademik dhe miqve të shumtë”, ka shkruar Haradinaj./Kumti.com

Artikulli paraprakÇfarë çaji mund t’i jepni fëmijës para se të mbush një vit jetë
Artikulli vijuesGripi në shtatzëni mund të shkaktojë autizëm, mësoni si ta shmangni