Mujka: Rrugët e Suhadollit do të kenë emra shqip, i pëlqeu apo jo Rakiqit

Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, i ka thënë “Zërit” se është vendim i Kuvendit të Mitrovicës, sikurse që është i të gjitha komunave të Kosovës, që emërtimet në tabela të shkruhen në origjinal në gjuhën zyrtare, aq më shumë kur Suhadolli është i dominuar me shumicë shqiptare.

“Strukturat paralele të Rakiqit hoqën dhe përdhosën tabela me emrat e vendosur në to”, thotë Mujka

Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, i ka thënë “Zërit” se strukturat paralele të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiqit, kanë hequr dhe kanë përdhosur tabela me emrat shqip në to, të vendosura në rrugët e Suhadollit, i cili është i banuar me shumicë shqiptare. “Është edhe një tentim për provokim të situatës në veri të Mitrovicës. Goran Rakiq na paska dënuar me vënien e tabelave me emërtime të rrugëve në gjuhën shqipe në rrugët e Suhadollit, duke thënë se kjo është e papranueshme dhe e kundërligjshme. Por nuk paska treguar se ato tabela i kanë larguar dhunshëm strukturat e tij paralele duke i përdhosur edhe emrat të cilët ishin vendosur në ato tabela”, ka thënë nënkryetari Mujka.

Mujka theksoi se dëshiron t’ia përkujtojë Rakiqit dhe mentorëve të tij se është vendim i çdo komune që emërtimet në tabela të shkruhen në origjinal në gjuhën zyrtare, aq më shumë kur ajo është me shumicë dominuese shqiptare.

Artikulli paraprakKosova me mbi 700 raste të tuberkulozit, prin Prishtina
Artikulli vijuesPërse Shefqet Krasniqi dhe të ngjashëm si ai duhet të ngrejnë padi ndaj akuzatorëve