Politikani më i ri shqiptarë (antarë në LSDM, Muhamed Zekiri vazhdon kohë pas kohe të poston ajete nga Kurani në rrjetin social Facebook ashtu si ka vepruar gjithmonë, dhe kjo më se duket nuk u pengon bashpartiakëve të tij nga LSDM-ja, për dallim nga partia në pushtet VMRO e cila pikërisht këta thënie Islame nga Muhamed Zekiri gjithmon i ka therr në sy. Ndërsa politikanët tanë tjerë shqiptarë në shumicën e rasteve i sheh “më katolik se papa”, ja postimi i Muhamed Zekiri i plotë:
Drejtësia e vërtetë, e përshkruar në Kuran, udhëzon njeriun që të sillet me drejtësi, pa bërë dallime mes njerëzve, të mbrojë të drejtat njerëzore, të mos lejojë dhunën pavarësisht nga rrethanat, të qëndrojë në anën e të shtypurve kundër shtypësit dhe të ndihmojë të varfërit.
Zoti urdhëron kështu në surën “En-Nisa”:
“O ju që besuat! Tregohuni përkrahës të drejtësisë, dëshmoni vetëm për Zotin, qoftë edhe kundër vetvetes, prindërve apo të afërmve tuaj! Pavarësisht nëse pala tjetër janë të pasur apo të varfër, Zoti mundet të tregojë kujdes për ta. Mos ndiqni dëshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni të vërtetës! Nëse dredhoni apo tërhiqeni, Zoti është i mirënjohur me atë që veproni.”