Qytetarët deri në ‘fyt’ me kredi, gjenden në një stres të madh!

Për 155% është rritur shuma e kredive në bazë të kartelave kreditor nga 2006 deri më sot tregojnë statistikat e dhëna nga Banka Popullore. Nëse deri në fund të vitit qytetarët kishin borxhe deri në 9.3 miliard denarë, në fund të shtatorit të kaluar kur kishte edhe të dhëna, bankat kishin dhënë kartela kreditore prej 23.4 miliard denarë, njofton Zhurnal.

Rritje më të madhe të kredive dhe borxheve ka pasur nga periudha 2007-2008 në vlerë prej 15 miliard denarë deri më 18 miliard denarë. Nga 2008 kjo shumë është më e madhe për 20 miliard denarë. Praktika e qytetarëve që të nxjerin kartela kreditore dhe në këtë mënyrë të regullojnë nevojat jetësore cdo vit rritet sipas statistikave të Bankës popullore con në një krizë globale.

Artikulli paraprakJanë dhënë vërtetime për 1.404 migrantë
Artikulli vijuesRefugjatët gjatë natës së mbrëmshme në kufirin me Greqi