Mulla Osmani e quan servil presidentin Thaçi

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu – i njohur si Mulla Osmani – ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mediumin austriak Euractiv, i cili tha se kosovarët “duhet të jenë më katolik se Papa” për të arritur rrugën evropiane.

Thaçi përmes një letre të shkruar dhe publikuar në mediumin austriak Euractiv tha se Kosova nuk është shtet mysliman, por është “shoqëri sekulare dhe qytetare”.

Pas kësaj deklarate të presidentit kosovar ka reaguar Imami nga Drenasi, i cili e ka quajtur Thaçin “hajn” dhe “servil”.

“Ne duhet të jemi ma hajna se Thaçi për te qenë “EUROPJAN”..nëse ka thënë kështu Zoti e marroftë ketë far SERVILI dhe shokët sikur ky”, ka komentuar ai në Facebook./insajderi.com

Artikulli paraprakBabai i 35 fëmijëve dëshiron t’i ketë 100 sosh, thotë se e ka obligim fetar (Foto)
Artikulli vijuesKati – një vajzë amerikane nga Siatëlli e tregon si u bë muslimane