Ushtria e regjimit sirian rikthen disa territore të Damaskut

Trupat ushtarake siriane rikthyen disa territore  në periferi të Damaskut që ishin në duar të kryengritësve. Ne keto zona qeveria pretendon se i ka shpartalluar grupet e armatosura në fshatin mes qyteteve të Yabrud dhe Nabak (50-60 km nga kryeqyteti).

Kryengritesit veprojnë ende në rrethinat jugore të kryeqytetit. Dëshmitarët okularë shprehen për një shkëmbim zjarri që po vazhdon në periferi të qyteteve të Kadam, Darayya dhe Ilda, si dhe në afërsi të aeroportit ndërkombëtar. Sipas qeverise në verilindje të Damaskut forcat speciale të ushtrisë qeveritare po ndjekin këmba-këmbës kryengritesit në Kabun, Duma, Erbin dhe Harasta.

Artikulli paraprakKongresi lejon përgjimin pa kufij të shtetasve të huaj
Artikulli vijuesKongresi lejon përgjimin pa kufij të shtetasve të huaj