Këshilli i Muslimanëve Francez e ka dënuar sulmin “me fjalët më të fuqishme”
Në deklaratën e këshillit thuhet: “Franca është goditur përsëri, shumë ashpër, nga një tjetër sulm terrorist”, duke shtuar që “këto sulme të tmerrshme terroriste janë bërë në një ditë të shënuar të vendit tonë, në një festë kombëtare (Ditën e Bastilles), një ditë ku festohet liria, barazia dhe vëllazëria”.
Këshilli i ka bërë thirrje muslimanëve francez që të luten këtë të premte “për të kujtuar viktimat e këtij sulmi barabar”.