Myslimanët janë grupi fetar me rritjen më të shpejtë në botë dhe do të lënë shumë mbrapa numrin e të krishterëve deri në fund të këtij shekulli, sugjeron një hulumtim.
Disa studime të kryera nga Qendra Hulmtuese Pew, gjetën gjithashtu se në këtë po ka ndikim edhe rritja e numrit të emigrantëve në Amerikë çdo vit.
Në vitin 2002, myslimanët përbënin 5% të emigrantëve të ardhur në SHBA, përderisa më 2012 ata arritën në 10% – mesatarisht 100,000 myslimanë që vinin çdo vit në këtë vend.
Pew gjeti gjithashtu se emigrantët myslimanë preferonin më shumë shërbimet qeveritare dhe se 70% prej tyre shkonin drejt Demokratëve, përderisa 11% identifikoheshin me Republikanë, transmeton lajmi.net.
Statistikat u lëshuan në mbarë botën pas deklaratave të Donald Trump për t’ua ndaluar hyrjen myslimanëve në SHBA.