Muslimanët holandezë të shqetësuar për rritjen e islamofobisë

Organizatat Holandeze Muslimane thonë se janë të shqetësuara rreth një rritjeje të incidenteve anti-muslimane pas ‘pushtimit’  të një xhamie në ndërtim që ndodhi të shtunën në Leiden.
 
Ky ‘pushtim’ ishte i organizuar dhe mund të jetë fillimi i një përshkallëzimi, ‘tha grupi Contactorgaan Moslims en Overheid (CMO) për Volkskrant.
 
Ne jemi me të vërtetë të shqetësuar për atë që mund të vijnë më pas. Të shtunën në mëngjes pesë persona të moshës në mes 21 dhe 35 u ngjitën mbi çatinë e xhamisë dhe vendosën parulla ku shkruante Ndalohet Islami ‘dhe’ Fitorja fillon në Leiden ‘. 
Të gjithë u arrestuan për shkeljen në një vend ndërtimi, pasi u morën në pyetje u lirua. Grupi i ekstremit të djathtë Identitair Verzet (Identiteti –Rezistenca) më vonë e mori përgjegjësinë në Facebook.
 
Ky është akti i parë në serinë kundër Islamizimit të Holandës, ‘shkruan ata në Facebook
     
Grupi u bëri thirrje të gjithë aktivistëve dhe simpatizantëve në Holandë dhe Flanders për t’u bashkuar me lëvizjen e rezistencës.
 
Kjo është ndryshe nga incidentet e tjera, tha CMO-së Yassin Elforkani. ‘Ato janë kryer nga individë. Ka shenja të mjaftueshme që ne duhet të jemi më të shqetësuar në lidhje me këtë grup. Ka pasur një rritje në incidentet anti-muslimane në muajt e fundit.
 
Në Roterdam, një vajzë u pështyu, kurse xhamitë u mbuluan  me grafite. Grupi Identitair Verzet, i cili ka mbi 5000 pëlqime në faqen e tij  në Facebook, është i udhëhequr nga, siç theksohet, ekstremisti i krahut të djathtë, Paul Peters, sipas grupit kërkues anti-fashist Kafka.
Artikulli paraprakAlma Lama u bashkohet mediave Serbe kundër GOLD AG
Artikulli vijuesFrancë – 400 të dyshuar për terrorizëm nën ndjekjen e policisë