Sulmohen muslimanët në Mianmar, 10 të vdekur

Mianmari ka obliguar shtetrrethim në një provincë, pasi gjatë përleshjeve mes muslimanëve dhe budistëve janë vrarë 10 njerëz, përfshirë një murg budist.

Trazirat shpërthyen në Meikhtila, qytet në veri të Yangon, pas një grindjeje midis një çifti budist dhe pronarëve muslimanë të një dyqani floriri. Dhuna u përshkallëzua dhe përfshiu qindra njerëz, tha policia.
Pronari musliman refuzoi për të blerë arë të rremë nga disa budist, gjë që qoi në zhvillimin e përleshjeve. Pas incidentit, fshatarët u mblodhën për të sulmuar muslimanët dhe xhamitë e shkatërruara.
“Ne nuk mund të themi se situata është nën kontroll. Forca policore nuk është mjaft e fortë për të kontrolluar situatën,” tha Win Htein, një anëtar i Lidhjes Kombëtare për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mianmari është një prej vendeve që kanë shkelur vazhdimisht të drejtat e muslimanëve, duke inicuar dhe nxitur vrasjen e tyre.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakZvicër, diskriminimi ndaj shqiptarëve – në rritje
Artikulli vijuesMyftiu Tërnava takoi kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim