FP: Sondazhi thotë 10 intelektualët më të mëdhenjë në botë – Muslimanë

Revista amerikane për politikë ndërkombëtare Foreign Policy ka publikuar një hulumtim (sondazh) për top 20 intelektualët publik të botës, dhe e veçanta e këtij sondazhi është se ai 10 të parët i nxjerrë të gjithë myslimanë. Ata janë një grup interesant i burrave (dhe një grua). Por rezultatet e papritura dhe për shumëkë të padëshiruara, bën që edhe shumë redaktorë të revistave të thonë që nuk janë të bindur se ata të gjithë do të duhej t’i përkasin kreut të listës.
Ata hamenden se rezultati mund të jetë ndikuar nga ajo se shumë nga kandidatët kanë zhvilluar fushata publicitare në uebfaqet e tyre, apo e kanë promovuar votimin në intervista, në raportet miqësore dhe në media. “Çudia” tjetër e radhës është se, intelektualët që është pritur t’i prijnë listës nuk janë vënë në krye por janë vënë në fund, siç është rasti i Noam Chomsky-t apo evolucionistit të shekullit Richard Dawkins (i cili është kundërshtari më i madh i fesë dhe kreacionizmit)- i pari zbarkoi vetëm në 10-shën e dytë dhe i dyti në fund të saj.

“Askush nuk e ka përhapur fjalën në mënyrë efektive si njeriu i cili është në krye të listës,” – pretendojnë ata të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet. Sipas tyre “Në fillim të majit, kur u publikua lista e Top 100 intelektualve publik, kjo është publikuar në faqen e parë të gazetës Zaman, një e përditshme turke e përafërt me mendimtarin Fethullah Gyleni. Dhe menjëherë pas kësaj brenda orëve, votat në favor të tij filluan të derdheshin nga mbështetësit e tij, që zakonisht paraqesin një komunitet të arsimuar. Të pakënaqurit me rezultate, përmendin edhe një shkak tjetër, se votuesit muslimanë ishin të etur për të hedhur votën e tyre vetëm tek kampionët e tyre, dhe jo edhe tek myslimanët “më pak kampion” nga lista e gjerë e Top 100 intelektualëve publik. “Falë” këtij angazhimi të fortë, top 10 intelektualët publik në anketën e këtij viti janë të gjithë myslimanë. Idetë për të cilat ata janë të njohur, janë ato që veçanërisht lidhen me Islamin, dhe janë ide që ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Është e qartë se, në këtë rast, politika ditore është bartëse e identitetit. “

Megjithatë, rezultatet janë interesante. Fethullah Gyleni, foto në të djathtë nga ëebsite i tij njoftuar rezultatin e hulumtimit, drejton një rrjet të shkollave dhe medias që është ndoshta lëvizja më e madhe e moderuar në botën muslimane.
I dyti në listë ishte Muhammad Yunus, ekonomisti nga Bangladeshi i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2006 për projektin e mikrokredive që drejtohet nga banka e tij Grameen Bank.
Kështu që ai nuk është një i panjohur dhe ai është këtu më tepër për punën e tij laike sesa fetare.
Tre personalitete të tjera fetare, muslimane janë pjesë e top 10:
Jusuf Kardavi (3), udhëheqësi fetar i Vëllazërisë Myslimane dhe predikues javor në kanalin televiziv satelitor al-Xhazira, Amr Khaled (6), një predikues televiziv egjiptian shumë i popullaziuar, Tarik Ramadani (8), zviceran i lindur, dijetar i popullarizuar në mesin e muslimanëve të rinj evropian.

Lista 20 intelektualëve publik më të votuar në botë

1. FETHULLAH GÜLEN
Lider fetar * Turqi
2. MUHAMMAD YUNUS
Mikrofinancier, aktivist • Bangladesh
3. JUSUF KARDAVI
Klerik fetar • Egjipt/Katar
4. ORHAN PAMUK
Romancier • Turkey
5. AITZAZ AHSAN
Avokat, politikan • Pakistan
6. AMR KHALID
Mendimtar islam • Egjipt
7. ABDOLKERIM SOROUSH
Teoricient fetar, filozof • Iran
8. TARIK RAMADANI
Filozof, mendimtar Islam • Zvicer
9. MAHMUD MAMDANI
Antropolog kulturor • Uganda
10. SHIRIN EBADI
Avokate, aktiviste e te drejtave njerezore• Iran
11. NOAM CHOMSKY
Linguist, aktivist• SHBA
12. AL GORE
Aktivist i ndryshimit te klimes, politikan • SHBA
13. BERNARD LEWIS
Historian • UK/USA
14.UMBERTO ECO
Romancier, semiolog • Itali
15. AYAAN HIRSI ALI
Aktivist, politikan • Somali/Holandë
16. AMARTYA SEN
Ekonomist i zhvillimit • Indi
17. FERID ZEKERIA
Gazetar, autor • SHBA
18. GERI KASPAROV
Aktivist i demokracise, mjeshter i shahut• Russia
19. RICHARD DAWKINS
Biolog, autor• Britani
20. MARIO VARGAS LLOSA
Romancier, politikan • Peru

/FP/Reuters/kohaislame.com

*Artikulli është prodhim i Foreign Policy dhe Reuters, ai paraqet rezultatet e një hulumtimi dhe si i tillë jo domosdo paraqet edhe qëndrimin ose vlerësimin e redaksisë për personalitetet që janë brenda artikullit dhe hulumtimit, thjesht është prezenetim i informacionit.

Artikulli paraprakFP: Sondazhi thotë 10 intelektualët më të mëdhenjë në botë – Muslimanë
Artikulli vijuesSerbia ishte ajo që i rrënoi varrezat