Një burrë i moshës 50 vjeçare është rrahur për vdekje, kurse djali i tij 22 vjeç ka pësuar lëndime të mëdha pas thashethemeve se ata dhe familja e tyre konsumonte mish të lopës, kishte deklaruar policia.
Mohammad Akhlaq e kishin rrahur dhe i kishin gjuajtur gurë një grup i meshkujve në Dadri në shtetin e Uttar Pradesh të hënën në mbrëmje, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Fermeri kishte vdekur nga lëndimet, ndërsa djali i tij 22-vjeçar gjithashtu u plagos rëndë në sulm, dhe është pranuar në një spital, ndërsa ndodhet në një gjendje kritike.
Gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. Policia po heton ata që përhapin thashetheme.
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer pasiqë gjashtë njerëz të dyshuar se janë të përfshirë në këtë incident ishin arrestuar në Delhi.
Therje e lopëve është një çështje e ndjeshme në Indi, sepse kafshët konsiderohet si të shenjtë nga hindusët, të cilët përbëjnë 80% të popullsisë së vendit. Tek ata lopa konsiderohet si zot, dhe si e tillë ata i përulen lopës.