Musliu i reagon AKP-së: Kisha Katolike uzurpatore

Në listat e para të uzurpatorëve të publikuara nga AKP-ja, figuronte edhe Kisha Katolike në Llapushnik të Drenasit. Por e njejta në listat e reja të publikuara sot nga AKP, është hequr.

Për pronën e jashtëligjshme të kësaj kishe disa herë e kishte folur edhe hoxha nga Drenasi, Osman Musliu. Ai madje kishte deklaruar se kishte fakte për këtë çështje, se kjo kishë është uzurpatore e pronës publike në këtë fshat të Drenasit.
Por në njoftimin e sotëm me listat e reja të AKP-së nuk figuron kasha katotike në Llapushnik të Drenasit. E gjithë me arsyen nga AKP se nuk ka mundur që të ketë çasje në kadastrin e komunës së Drenasit. Madje AKP i ka kërkuar falje publike kishës Katolike në Drenas.
“Në bazë të lutjes suaj të datës 23.02.2016 ju keni kërkuar heqjen e emrit të Kishës Katolike nga lista aktuale e uzurpatorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sipas të cilit Kisha Katolike është uzurpatore e pronës gjegjësisht pjesës së parcelës 00545-0 ZK Llapushnik. Në shkresën tuaj i keni bashkëngjitur dëshmi mbi procedurat e shpronësimit të parcelës përkatëse, vendimin Komunës së Drenasit për shpronësim të datës 17.05.2011, aktvlerësimin e Ministrisë përgjegjëse për shpronësimin e parcelës dhe certifikatën e pronës nr.07-952-42406 së datës 12.08.2015. Ju njoftojmë se agjencia nuk ka pasur qasje në Drejtorinë për Kadastër, Urbanizëm dhe Pronë në komunën e Drenasit. Prandaj, edhe kemi pasur mungesë të informacionit. Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka shqyrtuar shkresën e juaj dhe ka vërtetuar se është zbatuar ndërrimi i regjistrave kadastral për pjesën e parcelës 00545-0 ZK Llapushnik me sipërfaqe prej 2.5 ha. Si rrjedhojë Agjencia Kosovare e Privatizimit kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar pa faj të saj dhe ka vendosur ta heq emrin e Kishës Katolike nga lista aktuale e uzurpatorëve!”,, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Mirëpo me këtë nuk pajtohet hoxha Osman Musliu i cili i rithekson qëndrimet e tij se kjo kishë është uzurpatore e pronës publike. Musliu për Gazetën Monitor ka thënë se deklarimet e tilla të AKP-së kanë prapavijë politike. Madje ai ka thënë se ka dhe dokumente që e vërtetojnë këtë fakt.
“Unë kam dokument që ajo është tjetërsu në mënyrë të paligjshme, kurrë në Asamblenë Komunale nuk ka qenë ajo pronë”, theksoi ai.
“Këta po mundohen me shpallë të ligjshme, por në realitet komuna dhe Ipeshkvia e Kosovës janë uzurpatorë me letra, a me vendime politike nuk është uzurpatorë askush, domethënë vendimet janë politike”, u shpreh Osman Musliu.
Ai deklaroi se dyshon se kanë biznese të mëdha dhe se kryetari i Komunës së Drenasit po bënë manipulime lidhur me këtë gjë.
“Komuna e Drenasit u ba shembull për faqe të zezë në nivel të krejt Kosovës, është duke i lujatur do lojëra me shti vëllavrasje mes shqiptarëve kur na kemi pasë tolerancë , kur nuk kemi pasë kurrfarë poshtërsinash në mesin tonë që neve nuk na ka dëmtu feja e tjetrit kurrë, e kemi respektu fenë e tjetrit për shkak se është feja e vëllaut tonë mirëpo këta tash po i luajnë disa lojëra për shkak të bizniseve të tyre të poshtëra” tha në fund hoxha Osman Musliu, për Gazetën Monitor.
Ai deklaroi se nëse ka nevojë për kishë ai është i pari që shkon për ta vënë gurthemelin por jo me njerëz metrapaz “ Nëse ka nevojë për kisha i pari jam unë që shkoj marrë pjesë në gurthemel, por jo me njerëz metrapazë që nuk kanë kurrfarë feje as nuk kanë pasur kurrfare feje në jetën e vetë, e kinse po konvertohen në katolikë që s’kanë lënë gjë pa bë e tash me ba mi sulmu “po na sulmojnë se e kena ndërru fenë” d.m.th e kanë gjetë një arsyetim mi mbulu të zezat” u shpreh fare në fund hoxha Osman Musliu./GazetaMonitor/.

Artikulli paraprakOsmani: Kur të dalim në rrugë na thonë se po dilni, mos me dalë, na thonë pse nuk dilni në rrugë
Artikulli vijues“Qeveria, pazare me Turqinë për Burmali Xhaminë”