Ahmet Shala, ambasador i Kosovës në Japoni

Ahmet Shala do të jetë ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Japoni.

Pas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe dekretimit nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës, Ahmet Shala është mirëpritur që të jetë ambasador i Kosovës në Tokio edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

Shala do të zëvendësojë në këtë pozitë ambasadorin e deritashëm të Kosovës në Japoni, Sami Ukelli, i cili do të shërbejë në postin e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kosova dhe Japonia po fuqizojnë marrëdhëniet bilaterale dhe shkëmbimet në të gjitha fushat, thuhet në komunikatën e MPJ./koha/kohaislame

Artikulli paraprak“Nokia” tenton rikthimin në treg
Artikulli vijuesTHASHETHEMET DHE PROPAGANDAT NË KOHË KRIZASH