Mustafa: Dacic, nuk e heqim përmendoren e UÇPMB-së!

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se përmendorja e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është vendosur për t’u hequr, ashtu siç ka kërkuar kryeministri serb Ivica Dacic.
“Deklaratat e Daçiqit i ngjajnë qëndrimeve të pararendësit të tij, Milosevic. Fundi i fundit, UÇPMB-ja është e njohur si ushtri edhe nga faktori ndërkombëtar; ka pasur një marrëveshje për përfundimin e luftës në maj të vitit 2001”, ka thënë Mustafa për “Tribuna Shqiptare”.

Mustafa ka thënë se Dacici do të krijojë “lokacione të zjarrit”, me qëllim që ta tërheqë vëmendjen nga kriza ekonomike në Serbi.

Artikulli paraprakStandard: Natali Velijaj, emër i njohur për austriakët
Artikulli vijuesPse një Windows prej 32-bit nuk mund të ketë qasje në 4GB RAM