Mustafa i gatshëm të jap përgjegjësi për 3 %

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ka thënë se ata nuk mund të ndikojnë se me cilat çështje do të merret Gjykata Speciale, e cila dihet se do t’i shqyrtojë dyshimet e ngritura nga raporti i Dik Martit.
 
Mustafa duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Donika Kada Bujupi, e cila tha se ai po mundohet të ndikoj që Gjykata të mos shqyrtoj çështjen e fondit të tre për qindshit, sipas të cilës ka pas keqpërdorime të mjeteve të bashkatdhetarëve, tha se asnjë negocim i Qeverisë së Kosovës nuk ka me gjykatën sepse ajo nuk është themeluar akoma dhe dihet se do të shqyrtojë raportin e Dik Martit dhe askush nuk mund të shtoj ose të hiç çështjet që do të shqyrtojë kjo gjykatë.
 
“Ti mos u brengos me për atë çështje sepse kur të shtrohet çështja e 3 %, unë jam përgjegjës për veprimet e mija dhe do të jap llogari”, ka thënë Mustafa.
 
Ndërsa, duke folur për transparencën se ku janë mjetet e 3 %, Mustafa tha se ato janë mjete që janë mbledhë për pavarësinë e Kosovës dhe askush nuk ka garantuar që do t’i kthehen ato mjete, kurse transparenca është dhënë kuvendit të atëhershëm.kohaislame
Artikulli paraprakBiznesmeni që mbylli 100 vende pune në Kosovë dhe shkoi në Bullgari: Ja rrëfimi i tij!
Artikulli vijuesErdogan pret Emirin e Katarit, në fokus energjia dhe ekonomia