Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se, ligji për Trepçën është i një rëndësie të veçantë për Kosovën.
Sipas tij më këtë ligj hapet e ardhmja e Trepçës.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
Ligji për Trepçën është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Trepça paraqet një sinonim të zhvillimit por edhe të sakrificës dhe flijimit për Kosovën.
Me këtë ligj ne nuk pretendojmë ta kthejmë të kaluarën e Trepçës, por të hapim të ardhmen e Trepçës