Në Gjermani përhapen paragjykimet ndaj myslimanëve

Në Gjermani po përhapet një zbatim që po nxit paragjykimet…

Sipas një rregulli të ri, do të fillojë një fushatë për raportimin e myslimanëve të cilët shprehin ndryshim në sjellje.
Emri i fushatës së re të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë është: “Qendra e solidaritetit kundër radikalizimit”.

Sipas kësaj, për myslimanët që nuk dalin në publik për disa kohë ose për ata që dallohet se kanë ndryshim në sjellje do të publikohet shpallja “i humbur” dhe do të fillojnë veprimet mbi mundësinë se është bërë pjesëmarrës nëpër grupet radikale ose nëpër kampet terroriste.
Shtypi gjerman i cili trajtoi këtë projekt përdori shprehjet “Edhe në qoftë se buzëqesh përpara jush, çdo mysliman mund të jetë terrorist”.
Shoqatat e mbledhura nën çatinë islame kanë reaguar ashpër ndaj kësaj fushate.

Fondacionet të cilat i bënë thirrje Ministrisë u shprehën me fjalët: “Ndaloni fushatat nxitëse të paragjykimeve. Mos lejoni aktin për të kërkuar ‘të dyshimtë'”.
Fondacionet publikuan një komunikatë të qartë për opinionin publik ku thanë se në qoftë se procesi do të vijojë në mënyrë të tillë atëherë ata si organizata të çatisë islamike do t’i ndërpresin marrëdhëniet me ministrinë.
Rrethet ndihen të shqetësuara se në sajë të një rregullimi të tillë myslimanët që shkojnë me pushime ose të rinjtë të cilët për shkak të adoleshencës tregohen të mbyllur në vetvete do të bëhen preh e ankesave dhe e raportimeve./mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakA JANË FEMIJËT E SHUMTË RREZIK EKONOMIK PËR FAMILJE?
Artikulli vijuesNjë orë punë, 250 mijë euro!