Kryeministri Isa Mustafa vizitoi sot Komunën e Graçanicës, ku tha se Qeveria që ai drejton sheh arsye të mëdha që të përkrah këtë komunë dhe të investojë.
Po ashtu Mustafa, tha se qytetarët e Graçanicës duhet të kenë të drejtën e punësimit dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Ai u pyet se si ndihet nën flamujt e Serbisë, por u përgjigj duke thënë se po viziton një komunë të Kosovës.
Mustafa gjatë vizitës në Graçanicë u prit nga kryetari i kësaj komune, Valdeta Kostiq
Kryeministri tha se ne këtë takim ai me kryetarin e Graçanicës kanë biseduar për çështjet aktuale dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në kërkesat që ka Graçanica.
“Na vjen mirë që është një komunë që ka arritur të plotësojë qëllimin për çka është themeluar, sepse ka punuar mjaftë shumë në ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Po ashtu, ka nevojë për një përkrahje më të madhe të qeverisë qendrore dhe ministrive”, tha ai.
Ndërsa, i pyetur se si po ndihet gjatë vizitës në një vend ku shihen vetëm flamuj te Serbisë, Mustafa tha se ai ka shkuar në një komunë të Kosovës dhe është pranuar si kryeministër i Republikës së Kosovës në një komunë të Kosovës.
Mustafa tha se me kryetarin e komunës nuk ka biseduar për Asociacionin e komunave serbe, por vetëm për problemet që i përkasin zhvillimit të kësaj komune.