Mustafa shpreson që Gjykata Speciale mund ta zbardhë vrasjen e Xhemajl Mustafës

1 Min Read

Në 17-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, në fshatin Gllamnik të Podujevës bënë homazhe strukturat udhëheqëse të LDK-së.

Mes tyre ishte Isa Mustafa, Arban Abrashi, Besa Gaxherri, Ismet Beqiri dhe Mirjeta Kalludra.

Ata vendosën lule te varri i Mustafës, ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk është bërë shumë për zbardhjen e vrasjes se Xhemajl Mustafës, dhe se ata gjithmonë kanë kërkuar që kjo vrasje të zbardhet.

Mustafa tha se ka shpresa që Gjykata Speciale mund t’i zbardhë këto vrasje, por se ata nuk duhet t’i mbajnë shpresat vetëm tek ta, por edhe tek vendorët.

TAGGED:
Share This Article