Zëvendësministri grek për Politikën e Migracionit Yannis Muzalas, në lidhje me marrëveshjen mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian tha se po të mos ishte nënshkruar kjo marrëveshje 130 apo 180 mijë emigrantë më shumë dhe refugjatë do të mbeteshin të bllokuar në vend, raporton AnA.
Ai theksoi rëndësinë e marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi. “Nuk ka ka asnjë konstatim të shënuar për rritje të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve nga Turqia në Greqi. Vetëm në një ditë të muajit gusht është regjistruar kalimi i 230 personave. Nuk është vërejtur ndonjë tjetër ngjarje e rëndësishme”, tha Muzalas në konferencën për mediat me drejtoreshën e Zyrës për azil në Greqi Maria Stavropoulou dhe me zyrtarë të Komisionerit të Lartë të OKB-së si dhe nga Zyra Evropiane për mbështetje të azilit.
Muzalas gjithashtu bëri thirrje që të mos prishet marrëveshja Turqi-BE.
“Kemi shqetësime se ndonjë destabilizim do të ndikojë negativisht mbi marrëveshjen BE-Turqi. Flitet shpesh për mundësinë e prishjes së marrëveshjes. Po të mos ishte nënshkruar kjo marrëveshje 130 apo 180 mijë emigrantë më shumë dhe refugjatë do të mbeteshin të bllokuar në vend”, tha ai.
– “Një mijë e 225 fëmijë të pashoqëruar” –
Muzalas shpalosi të dhëna në lidhje me veprimet e para-regjistrimit të kryera në Greqi për refugjatët për datat 9 qershor – 30 korrik. Sipas tij, në vend ndodhen mbi 58 mijë emigrantë dhe refugjatë nga të cilët 11 mijë mbahen në ishuj, ndërsa 2 mijë të tjerë kanë shprehur dëshirën me vullnetin e tyre për t’u kthyer në vendlindje ndërsa 4 mijë të tjerë nuk kanë marrë pjesë në proceset e regjistrimit.
Ai ka theksuar më tej se këto 4 mijë persona mund të jenë me shpresën për të dalë ilegalisht jashtë vendit ose rihapjen e kufijve.
Krahas kësaj Muzalas ka dhënë informacionin se në total 27 mijë e 592 refugjatë kanë kryer para-regjistrim nga të cilët 1 mijë e 225 prej tyre e përbëjnë fëmijët e pashoqëruar (jetimë). Nga refugjatët e regjistruar 54 përqind e tyre përbëhet nga sirinët, ndjekur nga afganët me 27 përqind dhe irakianët me 13 përqind.
Muzalas ka rikujtuar se do të ketë të drejta shëndetësore dhe arsimore për emigranët dhe refugjatët e regjistruar si dhe do të kryhen rregulloret që japin të drejtën e punësimit ndaj këtyre personave.
Ndër të tjera pasi u shpreh se kanë ndodhur probleme prë shkak të mos pranimit të emigrantëve dhe refugjatëve nga disa vende të BE-së Muzalas, tha se zëvendës ministri dhe ministri i Sigurisë publike në periudhën e ardhshme do të nisen për një turne në vendet e BE-së.
Ai theksoi ndër të tjera se në një periudhë të afërt do të zhvillojnë një vizitë në Turqi.