Myftinia e Gostivarit uron Nevzat Bejtën

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame – Gostivar dhe muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetahu, urojnë kryetarin Nevzat Bejta me rastin e fitores në Zgjedhjet Lokale të 7 Prillit dhe zgjedhjes për kryetar të Komunës së Gostivarit.

“Me rastin e fitores Suaj bindëse për Kryetar i Komunës së Gostivarit më lejoni në emër të Muftinisë së Gostivarit dhe në emrin tim personal të shprehim gëzimin tonë të madh si dhe urime të përzemërta, fitore kjo e cila tregoi përvojën dhe aftësinë e madhe të juaj në sferën e organizimit të jetës kombëtare dhe qytetare. Përkrahja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë di të vazhdojë edhe më fuqishëm duke na udhëhequr vlerat e sinqeritetit, moralit, dinjitetit dhe konkurrencës në të gjitha sferat e veprimtarisë sonë. Lusim Allahun Fuqiplotë t’ju jep shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe sukses në funksionin e ri në shërbim të Zotit, kombit dhe vatanit”, theksohet në mesazhin e kreut të Myftinisë së Gostivarit. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakCitroën C4 Picasso: Technospace
Artikulli vijuesTableti i ri nga Panasonic