Citroën C4 Picasso: Technospace

Citroën po hyn në një periudhë të re të zhvillimit dinamik të modeleve të saj dhe tashmë ka prezantuar fotot dhe të dhënat zyrtare të modelit të ri C4 Picasso: Technospace, i cili në shitje del nga muaji qershor. Si dëshmi e sistemit të ri Créative Technologie të markës CITROËN, Technospace shënon hyrjen në një periudhë të re për shkak të dizajnit bindës dhe të theksuar, vijave dinamike dhe dritave të avancuara teknologjike të plotësuara me efektin 3D, pastaj interierin me vija të pastra dhe materiale të cilat janë të kualitetit të lartë.

Modeli i ri Citroën C4 Picasso ofron udhëtim si në klasën e parë me ulëset Relax me një zgjatje për ngritjen e këmbëve. Teknologjia e përdorur është në shërbim të komoditetit, mes tyre edhe ekrani i ndjeshëm në prekje me dimensione 12 inç. Aty janë edhe disa inovacione tjera të cilat vozitjen e bëjnë më të relaksuar dhe më të thjeshtë, si për shembull Vision 360*, sistemi për ndihmë gjatë parkimit Park Assist, apo rregulluesi aktiv i shpejtësisë dhe rripat aktiv të sigurisë.

Tipari kryesor i modelit Citroën C4 Picasso është dizajni mahnitës, i cili sjell shumë përparësi falë platformës së re EMP2. Pjesa e përparme është shenjë e ripërtëritjes së stilit të markës Citroën, i theksuar me hapësirën e madhe dhe me një pamje spektakulare përmes xhamit të madh që shtrihet deri në kul, duke ofruar një pamje panoramë në të gjitha anët. Për t’i theksuar të gjitha përparësitë e stilit, Citroën C4 Picasso ka një paletë prej 8 ngjyrave, të cilat përfshijnë atë gri Shark, gri Aluminium, ngjyrë kafe Hickory , e zezë Onyx, e kuqe Rubi, e kaltër Teles dhe e kaltër Kyanos.

Dizajnit të ri i janë shtuar edhe tre lloje të fellneve nga alumini prej 16, 17 dhe 18 inç. Ndjenja e mirë në brendi të këtij modeli është i gjerë dhe moderne, që përfshinë edhe xhamin panoramë. Sipas shembullit të gjeneratës së mëparshme, sipërfaqja e xhamit është më e madhja në klasë (5,30 m2). Udhëtimet shndërrohen në momente relaksimi falë pakos Lounge, e cila përbëhet nga ulëset e përparme me funksionin e masazhit, ulësja e bashkudhëtarit Relax me zgjatimin për këmbë, pastaj në të gjitha ulëset mbështetja për kokë Relax, etj.

Pllaka e instrumenteve me formë asimetrike, bashkon ngjyra dhe materiale të ndryshme. Nga ana e vozitësit dominojnë ngjyra e zezë dhe përshtypja e teknologjisë së avancuar, që vërehet edhe në pjesën e bashkëvozitësit. Gjithashtu, bien në sy edhe elementet nga kromi dhe shtesat me ngjyrë të zezë. Ekrani i madh në mes, i ofron vozitësit por edhe pasagjerëve të tjerë informatat e nevojshme si për vozitje, ashtu edhe për pjesën e argëtimit. Përmes këtij ekrani mund të manovrohet me të gjitha funksionet e veturës: klimën dy-zonale, navigacionin, sistemin e muzikës, telefonin, sistemin e ndihmës në vozitje, shërbimet e internetit, etj.

Udhëheqës në klasën e vet për shpenzime

Për t’iu përgjigjur sfidave që i paraqet emetimi i gazrave CO2, masa e modelit të ri Citroën C4 PICASSO është zvogëluar për 140 kilogramë në krahasim me modelin paraprak dhe kjo ka rezultuar me 30 gram CO2. më pak. Një ulje është arritur edhe sa i përket harxhimeve të karburantit.

Më saktësisht, motori i tij e-HDi 90 Airdream me 136 kuaj fuqi, i pajisur me gjeneratën e re të transmisionit me 6 shpejtësi ETG6, lëshon vetëm 98 g/km CO2, derisa harxhimet për vozitje të kombinuar janë vetëm 3,8 l/100 km. Motori tjetër e-HDi 115 me transmision ETG6 emeton 104 g CO2 derisa harxhimet mesatare janë vetëm 4 l/100 km. Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është e kufizuar në 195 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.5 sekonda. Sa u përket çmimeve, ato ende nuk janë zbardhur.

1598 cc

Shpejtësia

195 km/h

Fuqia

136ps

Harxhimet

3.8l / 100 km

Interieri

Modeli i ri Citroën C4 Picasso ofron udhëtim si në klasën e parë me ulëset Relax me një zgjatje për ngritjen e këmbëve

Shpejtësia

Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është e kufizuar në 195 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.5 sekonda

Harxhimet

PICASSO është lider në klasën e vet sa i përket harxhimeve të karburantit, ku për 100 kilometra të kaluara harxhon mesatarisht vetëm 3.8 litra

Motori

Motori i tij e-HDi 90 Airdream me 136 kuaj fuqi, i pajisur me gjeneratën e re të transmisionit me 6 shpejtësi ETG6, lëshon vetëm 98 g/km CO2

/zeri/kohaislame

Artikulli paraprakRigjykimi i Hosni Mubarak më 11 maj
Artikulli vijuesMyftinia e Gostivarit uron Nevzat Bejtën