Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i ka dërguar letër autoritetit më të lartë fetar në Egjipt, shejhul Az’har-it, hirësisë së tij, Ahmed Muhamed Ahmed et-Tajib, të cilit i ka kërkuar që të përdorë autoritetin e tij te qeveria e Egjiptit për ta përkrahur pranimin e Kosovës në UNESKO.
Në letrën drejtuar Shejhul Az’harit, myftiu Tërnava ia rikujton të kaluarën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e vendit tonë për të qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare.
Kosova është e gatshme dhe ka të gjitha kapacitetet që t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në forumet dhe institucionet ndërkombëtare. Për ne pranimi në UNESKO është i një rëndësie të veçantë, sepse do të përfitonim përvojën, përkrahjen dhe mbështetjen për trajtim, ruajtje dhe promovim të trashëgimisë sonë shekullore, e cila më së miri shpreh dhe manifeston vlerat qytetëruese të popujve tanë. Ju lutem, i nderuar shejh, që të përdorni autoritetin tuaj te qeveria e Egjiptit, për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, më 9 nëntor 2015 – ka shkruar Myftiu Tërnava.
Po me letër për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, myftiu Tërnava i është drejtuar edhe sekretarit gjeneral të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, z. Ijad Medeni, nga i cili po ashtu ka kërkuar përdorimin e autoritetit të tij te shtetet anëtare të Konferencës Islamike për ta përkrahur dhe mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO
You Might also Like
Siri, OKB përfiton nga armëpushimi për të shpërndarë ndihmat
Kombet e Bashkuara janë angazhuar të shpërndajnë më shumë ndihma për njerëzit që jetojnë në…
By
2 Min Read
Fëmijët sirianë kanë një apel: Na kapni si “Pokemon Go”
Fëmijët sirianë kanë gjetur një mënyrë për t’u bërë thirrje të gjitha komuniteteve ndërkombëtare për…
By
1 Min Read
Trump: Të ndalohet hyrja e myslimanëve në Amerikë
Kandidati republikan për president Donald Trump bën thirrje për “ndalimin e plotë” të myslimanëve që…
By
2 Min Read
Kontaminohet uji, ngordhin peshqit në lumin Drenica
Një numër i konsiderueshëm i peshqve kanë ngordhur në lumin Drenica, i cili kalon në…
By
2 Min Read
Dokic, serbëve të Kosovës: “Armatosuni”!
Ministri i Punës dhe mbrojtjes së luftëtarëve dhe invalidëve në Qeverinë e Republikës Serbe në…
By
2 Min Read
Konjufca: Klani “Pronto” e kontrollon drejtësinë
Shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën plenare të Kuvendit të…
By
1 Min Read
