Fëmijët sirianë kanë një apel: Na kapni si “Pokemon Go”

Fëmijët sirianë kanë gjetur një mënyrë për t’u bërë thirrje të gjitha komuniteteve ndërkombëtare për t’i shpëtuar. Me imazhin e “Pokemon”-it në duar, ata kërkojnë të “kapen” e të “shpëtohen” në vend të personazheve të videolojës japoneze.

Mediat e huaja shkruajnë se fotografitë janë publikuar në “Twitter” nga organi i komunikimit të forcave revolucionare siriane, që kundërshtojnë regjimin e Bashar Al Assad.

E teksa loja “Pokemon Go” ka pushtuar rrjetin, në Siri vijon konflikti i përgjakshëm, që gjatë pesë viteve të fundit ka rezultuar në vdekjen e 470 mijë personave.

Artikulli paraprakRa ky puç, e u pamë!
Artikulli vijuesÇavushogllu: Do të nisen shkarkimet në nivelin e ambasadorëve