Rusia ndalon importin e mishit të ngrirë nga Gjermania

Rusia nga 4 shkurti do të ndalojë importimin e mishit të ngrirë të pulës, viçit dhe derrit nga Gjermania për shkak të mosrespektimit sistematik të kërkesave higjeno-veterinare.

Nga 20 marsi i vitit 2012 është ndaluar importi në Rusi i derrave të gjallë si dhe i bagëtive të trasha dhe të imta nga Bashkimi Europian, duke përfshirë Gjermaninë. Më vonë ndalimi i importit u shtri edhe në ushqimet me proteina për shpezët.

Ndalimi i importit ka ardhur si pasojë e përhapjes së epidemisë së shkaktuar nga virusi Schmallenberg, si dhe për shkak të përhapjes së gjerë të sëmundjes tjetër virale – Bluetongue. Të dy viruset janë tejet të rrezikshëm për bagëtinë.

Artikulli paraprakNdalimi i duhanpirjes në vendet publike në Angli ka reduktuar rastet e sëmundjes së astmës
Artikulli vijuesMyftiu Tërnava: Dëmtimi i varrezave ortodokse, në kundërshtim me parimet fetare e kombëtare