Aktivistët politikë myslimanë të Ruhingias kanë kërkuar prezencën e vëzhguesve ndërkombëtar dhe forcave paqeruajtëse të OKB-s në perëndim të Mianmarit.
Agjencia informative Fars ka njoftuar se aktivistët politik të Ruhingias kanë kërkuar nga OKB që sa më shpejt të dërgoj forcat paqeruajtëse dhe vëzhguesit ndërkombëtar në rajonet perëndimore të Mianmarit. Pas vazhdimit të dhunës kundër myslimanëve të Mianmarit në rajonet perëndimore të këtij vendi e cila ka filluar që nga muaji qershor deri me tani janë vrarë qindra persona dhe mbi 200 mijë banorë kanë mbetur pa shtëpi. Ky konflikt pas një ndërprerje disa kohësh, ka filluar përsëri në fund të muajit tetor ku si pasoj kësaj dhune janë vrarë mbi 300 banorë myslimanë të këtyre rajoneve. Navi Pilaj, komisione i lartë për të drejta të njeriut në OKB, të premtën duke vënë në dukje shpërnguljen me dhunë të mbi 110 mijë myslimanëve të Ruhingias, ka kërkuar nga qeveria e Mianmarit që të siguroi vendstrehim për të shpërngulurit. Vlen të theksohet se pas konflikteve të dhunshme kundër myslimanëve në provincën Rahin, në perëndim të Mianmarit, qindra myslimanë të Ruhingias të shpërngulur nga vatrat e tyre, kanë arritur në kufi të Bangladeshit, por forcat kufitare të Bangladeshit nuk kanë lejuar që ata të hynë në këtë vend. Funksionarët e Bangladeshit pohojnë se nuk mund t’i pranojnë personat e shpërngulur nga Mianmari. Supozohet se rreth 800 mijë myslimanë jetojnë në provincën Rahin, mirëpo qeveria e Mianmarit atyre nuk ua njeh të drejtën zyrtare për të qenë qytetarë të këtij vendi prandaj në këtë mënyrë ata nuk gëzojnë kurrfarë të drejta qytetare në Mianmar.
You Might also Like
Egjipt: Zbulohen informata të reja për puçin e 3 korrikut
Një audio regjistrim i rrjedhur nga ushtria egjiptiane, konkretisht nga ministri i Mbrojtjes Abdel- Fatah…
By
Redaksia
1 Min Read
Tre të vrarë dhe mbi 90 të plagosur në Afganistan
Të paktën tre persona janë vrarë dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur nga një…
By
Redaksia
1 Min Read
“A ja bëni hallall?”, futbollisti turk nuk i mban dot lotët (VIDEO)
Sot, kur do festonte 33-vjetorin e lindjes, futbollisti i famshem turk, Umut Bulut, i dha lamtumiren e fundit babait…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan godet shtetet islame për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Samitin e 13-të…
By
Redaksia
1 Min Read
Shpërthim në Turqi, ndalet rrjedha e gazit natyror iranian
Mediat turke raportojnë se rrjedha e gazit natyror iranian është ndalur për shkak të një…
By
Redaksia
1 Min Read
Afganistan, 220 të vdekur gjatë kësaj jave nga ortekët dhe përmbytjet
Nga ortekët dhe përmbytjet e shkaktuara nga bora dhe shirat e dendur në rajone të…
By
Redaksia
2 Min Read
